Kosova është në raundin e dytë kualifikues në Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).
Vashat tona i shkaktuan humbje me rezultat 32:26 Bosnjës dhe Hercegovinës në Hasselt të Belgjikës.
Mediumi serb nga Banjalluka “Monda”, shkruan me cinizëm, duke e quajtur shtetin e Kosovës të ashtuquajtur!
Një shkrim qesharak dhe neveritës i këtij mediumi që kontrollohet nga Republika Srpska.
“Bosnja u mundën nga Kosova me rezultat 32:26 në xhiron e parë të turneut kualifikues për Botërorin 2025, që po mbahet në Belgjikë.
Pas 30 minutave të para, Bosnja kishte një deficit prej pesë golave, 11:6 dhe avantazhi i Kosovës u rrit në fillim të pjesës së dytë.
Edhe pse Bosnja ngushtuan në “minus katër”, nuk arritën të rikthejnë atë dhe në fund humbën 32:36.
Deshire Kolashinac me tetë gola ishte më efikasja te kombëtareja e BeH-së, ndërsa Leonora Demaj drejtoi në fitore ekipin e saj me 13 gola”, shkruan mes të tjera.