Kështu serbët e gënjejnë veten për Kosovën!

Hendboll

Kështu serbët e gënjejnë veten për Kosovën!

Nga: K.Goca Më: 27 tetor 2024 Në ora: 20:35
Pamje nga ndeshja

Mendësia serbe ka prekur majat për budallaqe!

Ata nuk e kanë problem të gënjejnë veten dhe të jetojnë me ëndrra!

Aq qesharak janë, aq naiv dhe aq gënjeshtar sa koka e njeriut nuk e imagjonan! 

Image

Kështu shkruan gënjeshtra pamfleti serb

Një farë Milosh Jovanoviq, pa fije turpi shkruan e gënjen me të madhe në një farë pamfleti “rukometnizurnal” me adresë në Jagodinë!

Kjo askujt nuk i lë përshtypje se çfarë ka shkarravitur ky farë Milloshi por është një tregues se si e ushqejnë veten ata me gënjeshtra.

Ajo që shihet, aq fort gënjejnë dhe e gënjejnë veten!

Ky Jovanoviq dhe sojit i nivelit të tij, kështu e paraqesin Republikën e Kosovës, me një titull qesharak e tendencioz: “Provinca jugore serbe festoi kundër Bosnjës dhe Hercegovinës”!

Duhet theksuar se Kosova e mposhti me rezultat 32:26 Bosnjën në kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).

Serbët tash janë në siklet të madh, se Republika e Kosovës po fuqizohet gjithnjë e më shumë në hendbolll, tash po mundohen të fshehin emrin e Kosovës, suksesin para popullit në Serbi, por këto retorika e tyre janë bë bajate edhe për vetë serbët që jetojnë në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat