Besës Famgas nuk i mjafton fitorja e thellë që të kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës

Hendboll

Besës Famgas nuk i mjafton fitorja e thellë që të kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 20:48
Pamje nga ndeshja

Besa Famgas ka shkëlqyer të dielën mbrëma në "Karagaçi".

Skuadra pejan fitoi bindshëm, 35:27, ndaj skuadrës çeke, Mesto Lovosice. Megjithatë nuk avancon nga raundi i dytë i Kupës Evropiane për hendbollistë pasi ndeshjen e parë në Çeki e humbi me dhjetë gola dallim, 38:28.

Gjithsesi skuadra pejane shfaqi përkushtim duke dominuar dhe duke u larguar me kokën lart nga Evropa.

Vladimir Stankoviq shkëlqeu me 15 gola te Besa. Pesë i kishte Jakub Cwieka e katër Jon Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat