Besa Famgas ka shkëlqyer të dielën mbrëma në "Karagaçi".
Skuadra pejan fitoi bindshëm, 35:27, ndaj skuadrës çeke, Mesto Lovosice. Megjithatë nuk avancon nga raundi i dytë i Kupës Evropiane për hendbollistë pasi ndeshjen e parë në Çeki e humbi me dhjetë gola dallim, 38:28.
Gjithsesi skuadra pejane shfaqi përkushtim duke dominuar dhe duke u larguar me kokën lart nga Evropa.
Vladimir Stankoviq shkëlqeu me 15 gola te Besa. Pesë i kishte Jakub Cwieka e katër Jon Vokshi.