Komisari i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Isak Osmani, pasi që ka shqyrtuar të gjitha raportet e ndeshjeve të garave të Kosovës për pioniere (femrat), nuk e ka regjistruar ndeshjen mes Ferizajt dhe Kastriotit të Ferizajt, për shkak se Ferizaj ka paraqitur në fushë dy hendbolliste të vitit 2008!
Sipas rregullores, të drejtën të luajnë të pionieret e kanë lojtaret e lindura në vitin 2009 e me të reja, ndërsa në fushë janë paraqitur dy hendbolliste të vitit 2008, për çka KHF Kastrioti është ankuar.
KG i FHK-së i ka suspenduar hendbollistet Melisa Çerkinin dhe Eliza Hajdarin.
“1. Komisari i Garave pasi shqyrtoi të gjitha raportet e ndeshjeve të zhvilluara i regjistroi me rezultat të arritur në fushë përveç ndeshjes Ferizaj – Kastrioti që regjistrohet me rezultat zyrtar:
2. Komisari i garave duke u mbështetur në ankesën e KHF Kastrioti të ndeshjes Ferizaj –Kastrioti, Liga e pioniereve e zhvilluar me 27.10.2024, duke u mbështetur në nenin 15 dhe 89 të Rregullores Disiplinore të FHK-së mori këtë:
Vendim
a) Pezullohet lojtarja e KHF Ferizaj, Eliza Hajdari me nr.lic.6562 dhe iniciohet procedurë diciplinore duke u mbështetur në nenin 89 të Rregullores Disiplinore të FHK-së.
b) Kërkohet deklaratë të detajuar me shkrim nga lojtarja e KHF Ferizaj, Eliza Hajdari duke u mbështetur ne nenin 15 të Rregullorës Disiplinore të FHK-së.
Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin.
Arsyetim: Komisari i garave morri vendim duke u mbështetur në ankesën e KHF Kastrioti, të ndeshjes Ferizaj – Kastrioti, Liga e pioniereve ku lojtarja e KHF Ferizaj, Eliza Hajdari e lindur më 25.06.2008, aktivizohet në ndeshjen e javës së dytë në garat e Ligës së pioniereve. Në bazë të nenit 5.7.4 të Propozicioneve të garave, të drejt loje kanë lojtaret e lindura 2009 e më të reja andaj Komisari i garave mori këtë vendim si në dispozitiv.
Këshilla juridike: Palët e pa kënaqura kanë të drejt ankese brenda afatit te caktuar në bazë të Propozicioneve te garave nga dita e publikimit të Buletinit nr.12. 3. Komisari i garave duke u mbështetur në ankesën e KHF Kastrioti të ndeshjes Ferizaj – Kastrioti, Liga e pioniereve e zhvilluar me 27.10.2024, duke u mbështetur në nenin 15 dhe 89 të Rregullores Disiplinore të FHK-së mori këtë:
Vendim
Pezullohet lojtarja e KHF Ferizaj, Melisa Çerkini me nr.lic.6786 dhe iniciohet procedurë diciplinore duke u mbështetur në nenin 89 të Rregullores Disiplinore të FHK-së.
b) Kërkohet deklaratë të detajuar me shkrim nga lojtarja e KHF Ferizaj, Melisa Çerkini duke u mbështetur ne nenin 15 të Rregullorës Disiplinore të FHK-së.
Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin.
Arsyetim: Komisari i garave mori vendim duke u mbështetur në ankesën e KHF Kastrioti, të ndeshjes Ferizaj – Kastrioti, Liga e pioniereve ku lojtarja e KHF Ferizaj, Melisa Çerkini e lindur më 25.11.2008, aktivizohet në ndeshjen e javës së dytë në garat e Ligës së pioniereve. Në bazë të nenit 5.7.4 të Propozicioneve të garave, të drejt loje kanë lojtaret e lindura 2009 e më të reja andaj Komisari i garave morri këtë vendim si në dispozitiv”, ka njoftuar Komisari i Garave përmes buletinit të FHK-së.