Kastrioti i Ferizajt për pioniere (femrat) e ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar 10:0 ndaj Ferizajt në kuadër të Kampionatit të Kosovës.
Arsyeja është që Ferizaj ka aktivizuar dy hendbolliste të vitit 2008, të cilat nuk kanë pas të drejtë loje, për faktin se të drejtën e kanë që të luajnë lojtaret e lindura në vitin 2009 e më të reja.
“Komisari i garave duke u mbështetur në ankesën e KHF Kastrioti të ndeshjes Ferizaj – Kastrioti, Liga e pioniereve e zhvilluar me
27.10.2024, duke u mbështetur në nenin 6.11., 6.11.3 të Propozicioneve të garave dhe nenit 37 të Rregullores Disiplinore të FHK-së mori këtë:
Vendim
a) Ndeshja Ferizaj – Kastrioti regjistrohet me rezultat 0:10 në favor të KHF Kastrioti, duke u mbështetur në nenin 6.11. dhe 6.11.3 të Propozicioneve të garave.
b) Dënohet KHF Ferizaj me 200€ (dyqind euro) gjobë dhe -2 (dy) pikë nga fondi i përgjithshëm i pikëve në Ligën e pioniereve duke u mbështetur në nenin 37 të
Rregullores Disiplinore të FHK-së.
Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin.
Arsyetim: Komisari i garave mori vendim duke u mbështetur në ankesën e KHF Kastriotit, të ndeshjes Ferizaj – Kastrioti, Liga e pioniereve, ku KHF Ferizaj aktivizon lojtare më datëlindje të vitit 2008 dhe në këtë rast përgjegjësin e bartë përfaqësuesi i klubit ku në këtë ndeshje KHF Ferizaj kishte vetëm një person në bankinë andaj përgjegjësia bie mbi të andaj Komisari i garave morri vendimin si në dispozitiv.
Këshilla juridike: Palët e pa kënaqura kanë të drejt ankese brenda afatit te caktuar në bazë të Propozicioneve te garave nga dita e publikimit të Buletinit nr.12. 5. Komisari i garave duke u mbështetur në ankesën e KHF Kastrioti të ndeshjes Ferizaj – Kastrioti, Liga e pioniereve e zhvilluar me 27.10.2024, duke u mbështetur në nenin 15 dhe 89 të Rregullores Disiplinore të FHK-së mori këtë: Vendim
a) Pezullohet trajneri i KHF Ferizaj, Ismet Jupa me nr.lic.7544 dhe iniciohet procedurë diciplinore duke u mbështetur në nenin 89 të Rregullores Disiplinore të FHK-së.
b) Kërkohet deklaratë të detajuar me shkrim nga trajneri i KHF Ferizaj, Ismet Jupa duke u mbështetur ne nenin 15 të Rregullorës Disiplinore të FHK-së.
Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin.
Arsyetim: Komisari i garave morri vendim duke u mbështetur në ankesën e KHF Kastrioti, të ndeshjes Ferizaj – Kastrioti, Liga e pioniereve, ku KHF Ferizaj aktivizon lojtare më datëlindje të vitit 2008 dhe në këtë rast përgjegjësin e bartë përfaqësuesi i klubit ku në këtë ndeshje KHF Ferizaj kishte vetëm një person në bankinë andaj përgjegjësia bie mbi të andaj Komisari i garave morri vendimin si në dispozitiv”, njoftohet në buletinin e FHK-së.