Nexhdet Dobroshi emërohet trajner i portiereve të Istogut

Hendboll

Nexhdet Dobroshi emërohet trajner i portiereve të Istogut

Nga: K.G. Më: 31 tetor 2024 Në ora: 16:35
Nexhdet Dobroshi i dyti nga e djathta

Ish portieri i mirënjohur, Nexhdet Dobroshi, është në rol të ri tash e tutje.

Nexhdet Dobroshi është emëruar trajner i portiereve të kampioneve të Kosovës, Istogu (femrat).

“Ish - portieri i spikatur  i gjeneratës së artë, Nexhdet Dobroshi (Busha), trajner i shumë skuadrave të Kosovës dhe trajner i portierëve në Kombëtaret e Kosovës - meshkuj dhe femra tani po stërvit portieret e Istogut.

Skuadra e Istogut është në vlugun e përgatitjeve për raundin e 3-të të Kupes së Evropes, skuadra tani ka kompletuar edhe stafin  profesional.

Istogu me 10 nëntor e pret skuadren çeke Kisvarna, ndërsa ndeshja kthyese do tl zhvillohet pas një jave në Çeki”, ka njoftuar KHF Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat