Ish portieri i mirënjohur, Nexhdet Dobroshi, është në rol të ri tash e tutje.
Nexhdet Dobroshi është emëruar trajner i portiereve të kampioneve të Kosovës, Istogu (femrat).
“Ish - portieri i spikatur i gjeneratës së artë, Nexhdet Dobroshi (Busha), trajner i shumë skuadrave të Kosovës dhe trajner i portierëve në Kombëtaret e Kosovës - meshkuj dhe femra tani po stërvit portieret e Istogut.
Skuadra e Istogut është në vlugun e përgatitjeve për raundin e 3-të të Kupes së Evropes, skuadra tani ka kompletuar edhe stafin profesional.
Istogu me 10 nëntor e pret skuadren çeke Kisvarna, ndërsa ndeshja kthyese do tl zhvillohet pas një jave në Çeki”, ka njoftuar KHF Istogu.