Një model i ri i shpikur apo një gabim i madh?
Tetë hendbolliste në fushë në radhët e rivales (7 lojtare dhe një portiere të Ferizaj).
Kryetrajneri i Samadrexhës, Granit Sahiti, është ankuar dhe e ka faktuar edhe me foto edhe me një video se si paraqiten tetë lojtare në petkun e Ferizajt.
Ferizajaset shënojnë fitore me rezultat 33:32 ndaj Samadrexhës në kuadër të Kampionatit të Kosovës (femrat).
“Në fund të lojës faullohet nga lojtarja e fundit dhe nuk ka penallti e as kurrgjë, plus topi shkon ndër shkallët e nuk ndalet koha”, është ankuar Granit Sahiti.
Gjyqtarë ishin Genc e Getoart Bujupi.