Kastrioti shkëlqen, Elza Reçica shënon tetë gola

Hendboll

Kastrioti shkëlqen, Elza Reçica shënon tetë gola

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 23:54
Elza Reçica

Kastrioti fitoi në udhëtim ndaj Terezës me rezultat 35:27 në kuadër të javës së 6-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Lirie Muhaxheri, kryetrajnere e Kastriotit, është e kënaqur me vashat e saja.

Bintou Oulare e Elza Reçica i shënuan nga tetë gola për Kastriotin.

Më efikasja te Tereza  ishte Arjeta Imeraj me 10 gola. 

Gjashtë i kishte Bleona Hashani.

Kastrioti është i treti me tetë  pikë nga pesë ndeshje. Tereza mbetet pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat