Kastrioti fitoi në udhëtim ndaj Terezës me rezultat 35:27 në kuadër të javës së 6-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Lirie Muhaxheri, kryetrajnere e Kastriotit, është e kënaqur me vashat e saja.
Bintou Oulare e Elza Reçica i shënuan nga tetë gola për Kastriotin.
Më efikasja te Tereza ishte Arjeta Imeraj me 10 gola.
Gjashtë i kishte Bleona Hashani.
Kastrioti është i treti me tetë pikë nga pesë ndeshje. Tereza mbetet pa pikë.