Klubi i hendbollit Ferizaj, fitues i Kupës së Kosovës, ka reaguar në lidhje me ndeshjen e mbrëmshme me Samadrexhën, ku një hendbolliste ishte me tepër në fushë (tetë lojtare).
Ferizaj e fitoi takimin me rezultat 33:32 ndaj Samadrexhës, në kuadër të javës së gjashtë të Kampionatit të Kosovës.
Ferizaj thotë se kjo situatë u përdor nga trajner i Samadrexhës, Granit Sahiti.
“Në ndeshjen midis KHF Ferizaj dhe KHF Samadrexha ka ndodhur një situatë që ka nxitur diskutime. Në fillim të ndeshjes në minuten e parë, një lojtare e tepërt e ekipit të Ferizajt u gjend në fushë për disa sekonda, diçka që u kap nga videoxhirimi i ndeshjes.
Ky aksion nuk zgjati më shumë se 5 sekonda, dhe gjatë tij, lojtaret e Samadrexhës shënuan gol të papenguar, duke treguar se kjo tepricë nuk ndikoi në rezultatin e momentit dhe u zhvillua aq shpejt sa që nuk pati reagim as nga përsonat zyrtar por as nga banka e Samadrexhës.
Megjithatë, kjo situatë u përdor nga trajneri i Samadrexhës si justifikim për humbjen, duke dërguar një foto mediave jo video që krijoi konfuzion, me disa skeptikë që menduan gabimisht se Ferizaji kishte luajtur 2 e mandej 4 min me 8 lojtare.
Ndërhyrja e një lojtareje të tepërt është një gabim që mandej ka ndodh edhe në sportet e tjera , si në futboll në reprezentacionin e Argjetines ose në NBA, ku një lojtar i gjashtë shënon pikë e jo në hendboll që është dukuri ma e shpeshtë.
Nga ana tjetër, vlen të përmendet një lojë shumë e mirë dhe ferë e të dy ekipeve si dhe përkushtimi i lojtareve Shkurte Mehmeti dhe Elsa Kongjeli të cilat, pavarësisht lëndimeve, dhanë maksimumin për ekipin e tyre. Ndërsa, veprimet e trajnerit të Samadrexhës që provokoi lojtaret e Ferizajt gjatë gjithë ndeshjes janë për të ardhur keq dhe mbeten në ndërgjegjen e tij”, ka reaguar KH Ferizaj.