Kryetrajneri i Samadrexhës, Granit Sahiti, i ka reaguar klubit të hendbollit Ferizajt në lidhje me ballafaqimin e mbrëmshme kur në fushë ishin tetë lojtare ferizajase për pak sekonda.
Samadrexha e kishte humbur lojën me rezultat 33:32 në kuadër të javës së 6-të të elitës së hendbollit të Kosovës (femrat).
"Kur e ki mizën ndër kapuq"!
As unë si trajner e as ndonjë anëtarë i klubit nuk iu kemi referu klubit kundërshtar me postimet tona.
Gjithçka ka qenë si një lloj proteste ndaj lëshimeve të personave zyrtar (me apo pa qëllim) por që kanë ndiku direkt në rezultat.
Vet reagimi i klubit kundërshtar tregon gjithçka.
Nuk është e hijshme por meqenëse paskan hy në personale me mua si trajner i KHF Samadrexha e ndjej obligim nje përgjigje.
Është problem i jemi personal mënyra e motivimit dhe e taktikës që bisedoj gjatë lojës me lojtaret e mia.
Nuk kam faj unë që flas gjuhën më të bukur në botë Gjuhën Shqipe, qe lojtaret e tyre e kuptojnë këtë gjuhë, por fjalën "provokim" nuk e di nëse e kuptojnë të tjerët apo veç e thojnë.
Megjithatë nëse fjalët që i kam thënë lojtareve të mia i kanë marrë për provokime është problem i tyre që kaën lojtare amatore e ndikohen.
Kishte qenë mirë që ti shohin gjestet e trajnerëve të tyre, ku në të njëjtën situatë në të tjeret do të ishim ndëshku nga personat zyrtar.
Gjithçka që them e kam me fakte e që do ti shihni në këtë postim në koment.
Shnet - Baba KTU”, ka reaguar Sahiti në profilin e tijj në facebook.