Kombëtarja e Kosovës në hendboll është vendosur të hënën në Torshavn të Ishujve Faroe.
Mbrëmë djemtë tanë zhvilluan stërvitje në sallën ku të mërkurën prej orës 20:00 është ndeshja me Ishujt Faroe.
Është ndeshja e parë e fazës së dytë kualifikuese për Euro 2026.
Stërvitja u zhvillua nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, ndërsa atmosfera ishte shumë e mirë.
Të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe së fundi kanë treguar formë të mirë në klubet e tyre.
Për herë të parë me Kombëtare stërviti Lionel Mirdita.