Atmosferë e mrekullueshme brenda kombëtares së Kosovës dhe optimizëm para sfidës së nëserme (20.00) në Torshavnin e largët, kundër Ishujt Faroe.
Ndeshje që pritet me padurim në kuadër të sfidës së parë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2026.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, tha se presin rezultat pozitiv në këtë përballje.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me grupin e lojtarëve.
Kualiteti dhe konkurrenca është ngritur në ekip.
Kështu që niveli i lojës kur ndërrohem lojtarët nuk dallohet”, thotë Qerimi,
Ishujt Faroe janë një kombëtare e papërshtatshme por selektori Qerimi është opimist për rezultat pozitiv.
“Atmosfera në ekip është e mirë.
Nuk kemi lëndime. Kundështari është i papërshtatshëm dhe nuk kanë gjatësi të madhe.
Besoj shumë që ka me qenë një rezultat pozitiv.
Jam jashtëzakonisht optimist sa i përket këtij rezultatit në këtë ndeshje”, tha mes të tjera Qerimi.