Kombëtarja e Kosovës përgatitet për Holandën, e cila luhet të dielën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Sfidën e parë djelmoshat tanë e humbën me 32:21 në Torshavn në duel me Ishujt Faroe në kuadër të fazës së dytë kualifikuese të Euro 2026 në hendboll.
“I kthehemi sfidës me Holandën, që e kemi të dielën nga ora 17:15 në palestrën "1 Tetori" në Prishtinë.
Shpresojmë të marrim mësimet e duhura nga ndeshja e vështirë me Ishujt Faroe.
Ju presim në përkrahje të Kombëtares së Kosovës”, shkruan në profilin e facebookut të Federatës së Hendbollit të Kosovës.