Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiq, i bashkohet radhëve të kampiones së Kosovës, Istogu.
DIjana luan në poziën alo e djathtë dhe ka përvojë të madhe.
Dijana, për shumë vite ka luajtur në garat e Champions League me Buduçnostin e Podgoricës dhe është reprezentuese e Malit të Zi.
Istogu me Dijanën do të jetë më i fortë si asnjëherë me parë.
Dijana do të paraqitet të dielën e 10 nëntorit (19.45) me Istogun kundër skuadrës çeke, Hazena Kynzvart, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të tretë të Kupës Evropiane.
Faruk Shala, kryetrajner i ekipit, tha se është përforcim i madh dhe me Dijanën do të jetë një Istog ndryshe.
Tash e sa vite motra e Dijanës, Suzana, është pjesë e kësaj skuadre.