Lojtarja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiq i bashkohet Istogut

Hendboll

Lojtarja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiq i bashkohet Istogut

Nga: K. Goca Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 13:04
Dijana Ujkiq

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiq, i bashkohet radhëve të kampiones së Kosovës, Istogu.

DIjana luan në poziën alo e djathtë dhe ka përvojë të madhe. 

Dijana, për shumë vite ka luajtur në garat e Champions League me Buduçnostin e Podgoricës dhe është reprezentuese e Malit të Zi. 

Istogu me Dijanën do të jetë më i fortë si asnjëherë me parë. 

Dijana do të paraqitet të dielën e 10 nëntorit (19.45) me Istogun kundër skuadrës çeke, Hazena Kynzvart, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të tretë të Kupës Evropiane.

Faruk Shala, kryetrajner i ekipit, tha se është përforcim i madh dhe me Dijanën do të jetë një Istog ndryshe.

Tash e sa vite motra e Dijanës, Suzana, është pjesë e kësaj skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat