Vashat e kryetrajnerit Basri Latifi nuk kanë të ndalur në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në hendbolll.
Shtatë ndeshje po aq fitrore për Çairin dhe kryesojnë me 14 pikë, katër më shumë.se pozita e dytë, Astibo.
Hendbollistet e Çairit në terrenin mysafir triumfuan ndaj WHC Skopje me rezultat 39:27
“7 Ndeshje , 7 Fitore në Superligë.
Të përzgjedhurat nga trajneri Basri Latifi zhvilluan një ndeshje dominuese dhe në pjesën e parë kishin epërsi prej 8 golash, 20:12.
Të gjitha hendbollistet që ishin në dispozicion për këtë ndeshje patën mundësi të performojnë duke i kryer me sukses detyrat e dhëna nga stafi i trajnerëve”, shkruan në faqen e klubit Çairi.
Stefanija Gjorgjievska me tetë gola dhe Biljana Damçevska me shtatë gola, janë më efikaset të Çairi.
Në ekipin e Skopjes Rosana Pavllova dhe Natalija Maksimovska, secila shënoi nga pesë gola.