Dy skuadra të një qytetit, dy skuadra të tempullit të hendbollit, që luajnë në një palestër sportive, Kastrioti - Ferizaj (femrat), do të përballen nesër mbrëma (19.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Në gjashtë javët e para, si Ferizaj po ashtu edhe Kastrioti, po kalojnë në super formë.
Rezultatet janë dëshmia më e mirë, Ferizaj ka pesë fitore ka nga pesë ndeshje dhe Kastrioti katër fitore e një humbje nga pesë ndeshje.
Fituesi i Kupës së Kosovës, Ferizaj renditet në vend të dytë më 10 pikë dhe shtatë herë kampioni Kastrioti në të tretin me 8 sosh.
Derbi që vështirë është parashikohet se cila do të jetë më afër qëllimit.
Ferizaj pretendon të ruajë serinë e fitoreve apo të ekipit të pamposhtur. Kastrioti kërkon fitore dhe t’i shkaktojë humbjen e parë rivales së qytetit.
Ndeshja referohet nga gjyqtarët Ilir Bytyqi e Syart Kasapi dhe vëzhgues është Fatmir Gubetini.
Kryetrajneri i Ferizajt, Zoran Petkovski do të kërkojë maksimumin nga hendbollistet e tija.
Lirie Muhaxheri, kryetrajnere Kastriotit, beson e shpreson në më të mirën nga lojtaret e saja.
Derbi i madh i qytetit dhe i javës së shtatë të Superligës së Kosovës, pritet me padurim nga dashamirët e kësaj loje.