Të shtunën në mbrëmje derbi i madh i qytetit, Kastrioti - Ferizaj

Hendboll

Të shtunën në mbrëmje derbi i madh i qytetit, Kastrioti - Ferizaj

Nga: K. Goca Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 12:51
Derbi luhet në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj

Dy skuadra të një qytetit, dy skuadra të tempullit të hendbollit, që luajnë në një palestër sportive, Kastrioti - Ferizaj (femrat), do të përballen nesër mbrëma (19.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Në gjashtë javët e para, si Ferizaj po ashtu edhe Kastrioti, po kalojnë në super formë. 

Rezultatet janë dëshmia më e mirë, Ferizaj ka pesë fitore ka nga pesë ndeshje dhe Kastrioti katër fitore e një humbje nga pesë ndeshje.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Ferizaj renditet në vend të dytë më 10 pikë dhe shtatë herë kampioni Kastrioti në të tretin me 8 sosh.

Derbi që vështirë është parashikohet se cila do të jetë më afër qëllimit.

Ferizaj pretendon të ruajë serinë e fitoreve apo të ekipit të pamposhtur. Kastrioti kërkon fitore dhe t’i shkaktojë humbjen e parë rivales së qytetit.

Ndeshja referohet nga gjyqtarët Ilir Bytyqi e Syart Kasapi dhe vëzhgues është Fatmir Gubetini.

Kryetrajneri i Ferizajt, Zoran Petkovski do të kërkojë  maksimumin nga hendbollistet e tija.

Lirie Muhaxheri, kryetrajnere Kastriotit, beson e shpreson në më të mirën nga lojtaret e saja.

Derbi i madh i qytetit dhe i javës së shtatë të Superligës së Kosovës, pritet me padurim nga dashamirët e kësaj loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat