Emocionet e derbit në Ferizaj! Besa - favorite e madhe

Hendboll

Emocionet e derbit në Ferizaj! Besa - favorite e madhe

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 15:50
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti – Ferizaj është kryendeshja e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Derbi ferizajas zhvillohet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton”.

Pritet ndeshje interesante dhe rivalizuese deri në fund. Ferizaj i ka fituar pesë ndeshjet e para dhe me 10 pikë ndanë vendin e parë me

Istogun, që i ka gjashtë ndeshje. Kastrioti është i treti me tetë pikë nga pesë ndeshje. Humbjen e vetme deri më tani e ka nga Istogu.

Të shtunën prej orës 19:00 është edhe një tjetër përballje lokale. Samadrexha e pret Vushtrrinë.

Samadrexha i ka katër pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Vushtrria është e shtata me dy pikë.

Ndeshjet Prishtina – Tereza dhe Besa – Istogu zhvillohen më vonë.

Të shtunën është edhe ndeshja e mbetur e xhiros së gjashtë të Superligës së hendbollistëve mes Llapit e Besa Famgasit.

Ndeshja  zhvillohet prej orës 17:00 në Podujevë, ndërsa skuadra pejane, Besa është favorite e madhe.

Në fundjavë është edhe xhiroja e pestë e Ligës së Parë të hendbollisteve.

Dukagjini – Prizreni, Ulpiana – Jusuf Gërvalla, CLICK – Trepça, Vjosa – Llapusha, Vëllaznimi – KEK-u janë ndeshjet e kësaj xhiroje.
Aktivitetet e hendbollit vazhdojnë me xhiron e tretë dhe të katërt të Ligës së pionierëve.

Ndeshjet e grupit A janë në Vushtrri, të shtunën e të dielën, ndërsa të dielën në Rahovec mblidhet grupi B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat