Kastrioti – Ferizaj është kryendeshja e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Derbi ferizajas zhvillohet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton”.
Pritet ndeshje interesante dhe rivalizuese deri në fund. Ferizaj i ka fituar pesë ndeshjet e para dhe me 10 pikë ndanë vendin e parë me
Istogun, që i ka gjashtë ndeshje. Kastrioti është i treti me tetë pikë nga pesë ndeshje. Humbjen e vetme deri më tani e ka nga Istogu.
Të shtunën prej orës 19:00 është edhe një tjetër përballje lokale. Samadrexha e pret Vushtrrinë.
Samadrexha i ka katër pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Vushtrria është e shtata me dy pikë.
Ndeshjet Prishtina – Tereza dhe Besa – Istogu zhvillohen më vonë.
Të shtunën është edhe ndeshja e mbetur e xhiros së gjashtë të Superligës së hendbollistëve mes Llapit e Besa Famgasit.
Ndeshja zhvillohet prej orës 17:00 në Podujevë, ndërsa skuadra pejane, Besa është favorite e madhe.
Në fundjavë është edhe xhiroja e pestë e Ligës së Parë të hendbollisteve.
Dukagjini – Prizreni, Ulpiana – Jusuf Gërvalla, CLICK – Trepça, Vjosa – Llapusha, Vëllaznimi – KEK-u janë ndeshjet e kësaj xhiroje.
Aktivitetet e hendbollit vazhdojnë me xhiron e tretë dhe të katërt të Ligës së pionierëve.
Ndeshjet e grupit A janë në Vushtrri, të shtunën e të dielën, ndërsa të dielën në Rahovec mblidhet grupi B.