Ndonëse ka edhe një xhiro për të luajtur para përfundimit të sezonit të rregullt, dihen të gjitha skuadrat që do të luajnë në Play – Off të Kampionatit të Maqedonisë së veriut në hendboll (femrat).
“Përveç kampionit Gjorçe Petrov, i cili ka shtatë fitore nga shtatë ndeshje, në maksimum është edhe Çairi nënkampion, i cili ka shumë gjasa që të mbetet i tillë edhe pas xhiros së fundit.
Edhe Metalurg Autokomanda është i pamposhtur, por deri më tani ka shënuar një barazim.
Nga grupi A, përveç Çairit, në play-off është edhe Astibo nga Shtipi, nga grupi B është skuadra e Kumanovës, ndërsa nga grupi B, Vardari është në mesin e gjashtë më të mirëve.
Skuadrat e renditura të para bartin 1 pikë, ndërsa skuadrat e dyta do të nisin pa pikë. Këto gjashtë skuadra do të luajnë edhe 20 ndeshje të tjera kundër njëra-tjetrës”, shkruan media maqedonase ”24rakomet”.
Raundi i parë i play-off-it është caktuar të zhvillohet më 18/19 dhjetor. Fillimi i pjesës së pranverës është planifikuar për 8/9 shkurt të vitit 2025.
Play – off
Gjorgje Petrov 1
Çairi 1
Autokomanda Metalurgut 1
Vardari 0
Kumanova 0
Astibo 0