Kombëtarja e Holandës zbarkon në Prishtinë

Hendboll

Kombëtarja e Holandës zbarkon në Prishtinë

Nga: K. Goca Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 18:14
Luc Steins

Hendbollistët e Holandës do të përballen me Kosovën në takimin që luhet nesër (17.15) më palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë.
Kombëtarja e Holandës ka zbarkuar në Prishtinë.

Kosova e ka humbur ndeshjen e parë në Torshavn me rezultat 32:21, ndërsa Holanda e ka mundur me 40:39 Ukrainën. 

Bastet ndërkombëtare e favorizojnë shumë Holandën.

Lista e hendbollistëve

Dani Baijens

Matthias Dorgelo
Kaj Geenen
Tom Jansen
Martijn Kleijkers
Lars Kooij
Bobby Schagen
Robin Schoenaker
Alec Smith
Jorn Smits
Kay Smith
Ivar Stavast
Luc Steins
Rutger ten Velde
Arjan Versteijnen
Niels Versteijnen

Selektori Staffan Olsson ka përzgjedhur gjashtëmbëdhjetë lojtarë për ndeshjen me kombëtaren e Kosovës. 

Selektori i Holandës nuk ka ende akses për një numër të lojtarëve të lënduar, duke përfshirë Bart Ravensbergen, Samir Benghanem dhe Thomas Houtepen.

Hendbollistët holandez e luajtën ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian mpikërisht ë 7 nëntor në Almere kundër Ukrainës.

Holanda është në grupin 6 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2026.

Dy vendet e para të grupit shkojnë më tej. Gjithsej 24 kombëtare do të marrin pjesë në turneun, i cili do të zhvillohet në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat