Dramë në kryendeshjen e qytetit të Ferizajt 

Hendboll

Dramë në kryendeshjen e qytetit të Ferizajt 

Nga: K. Goca Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 20:23
Pamje nga ndeshja

Fituesja e Kupës së Kosovës, Ferizaj, në cilësinë e mysafirit ka shënuar fitore 27:23 (14:11) ndaj Kastriotit, në ndeshjen e javës së 7-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Dramë deri në fund mes dy skuadrave të një qytetit, që luajnë në të njëjtën palestër “Bill Clinton” por fitorja i takoi Ferizajt.

Pjesa e parë me rivalitet mes Kastriotit e Ferizajt. 

Kastrioti udhëhoqi me 2 gola (5:3) në minutën e 11-të por pas 4 minutave ndodhi përmbysja. 

Ferizaj pati serinë 0:4 dhe avancoi me (5:7). Deri në fund të pjesë së parë lojë e mirë dhe Ferizaj shkëputet në epërsi me 3 gola (11:14).

Pjesën e dytë Ferizaj e nisi më mirë dhe udhëhoqi me 5 gola (11:16),

Vashat e Kastriotit pas instruksioneve të Lirie Muhaxherit gradualisht afrohen në rezultat dhe në një gol (17:18) në minutlne 42-të dhe barazohet 18:18 në minutën e 44-të.

Pas kësaj minute Ferizaj udhëhoqi me dy gola dhe në minutat e fundit e ka thelluar ftoren me rezultat 27:23.

Lorena Matarova i shënoi tetë gola për Ferizajn e gjashtë i kishte Salematou Camara. Ermira Salihu shënoi gjashtë herë për Kastriotin.

Ferizaj kryeson me 12 pikë (6 fitore rresht) dhe Kastrioti është në vend të tretë me 8 pikë (4 fitore e 2 humbje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat