Fitore me rezultat të ngushtë, 25:23, shënoi Samadrexha ndaj Vushtrrisë, në takimin e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Alexia Picas Toledo i shënoi shtatë gola për Samadrexhën, ndërsa pesë i kishte Mirjeta Dinolli.
Burneta Rama e Gentiana Basholli i realizuan nga shtatë gola për Vushtrrinë.
Samadrexha i ka gjashtë pikë në mesin e tabelës. Vushtrria mbetet me dy pikë në vendin e shtatë.