Kadetet e Kastriotit (U18) treguan lojë më të mirë dhe fituan bindshëm me rezultat 23:15 ndaj Ferizajt U18, në ndeshjen e javës së 6-të të Ligës së Kosovës në hendboll.
Hendbollistja Bulza Maksuti ka treguar talentin e saj duke shënuar 9 gola ndaj rivales. Krahas Maksutit, edhe Rehane Murati dha kontrbut me 6 gola.
Padyshim duhet veçuar edhe portieren Diona Zhegrova që ka dëshmuar klasin e saj në portën e Kastriotit.
Kastrioti U18 nga gjashtë ndeshje ka 3 fitore e 3 humbje duke u renditur në vend të gjashtë me 6 pikë, ndërsa Ferizaj U18 është një pozitë më poshtë me 2 pikë (një fitore e pesë humbje).