Kastrioti - Ferizaj, shembulli më i mirë i kryendeshjes

Hendboll

Kastrioti - Ferizaj, shembulli më i mirë i kryendeshjes

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 nëntor 2024 Në ora: 14:20
Pamje nga ndeshja

Kastrioti - Ferizaj, dy skuadra të një qyteti, që luajnë në të njëjtën palestër “Bill Clinton”, mbrëmë dhanë një mesazh të fuqishëm të kulturës sportive në kuadër të javës së 7-të të Kampionatit të Kosovës në hendboll (femrat)!

Fituesja e Kupës së Kosovës, Ferizaj fitoi me meritë me rezultat 27:23 ndaj shtatë herë kampiones Kastrioti!

Ajo që bie në sy në kryendeshjen e skuadrave të një qytetit, treguan kulturë sjellje para, në lojë dhe pas lojës.

Kastrioti dha shembullin më të mirë me kryetrajneren Lirie Muhaxheri, drejtoreshën sportive Vlora Jashari se si përgëzohet e urohet rivalja në fitore!

Kjo është kultura e lartë sportive, këtë e bëjnë vetëm sportistet e vërteta. 

Ky shembul duhet të ndiqet nga çdo klub në vendin tonë sidomos kur takohen mes vete skuadrat e një qytetit. Edhe kryetrajneri i Ferizajt Zoran Petkovski tregoi kulturë të lartë duke u përshendetur me akterët e Kastrotit, një dëshmi e fuqishme se sporti është urë miqësie dhe jo e armiqësive.

Kryetari i KHF Kastriotit, Ekrem Beqa, ka krijuar një klimë shumë pozitive, një kulturë të lartë e disiplinë ashtu si i ka hije një ekipi të madh siç është Kastrioti i traditës, duke qenë edhe shembull për të tjerët siç ishte mbrëmë! Ishte shembulli më i mirë, një sportiviteti se si përgëzohet e urohet ekipi i Ferizajt.

Publiku u pa mbrëmë sa dashuri ka për Kastriotin e traditës me aq shumë dashuri e brohorasin emrin e shtatë herë kampiones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat