Kombëtarja e Kosovës ka marrë një pikë të madhe në duel me Holandën, duke barazuar me rezultat 33:33 (19:17), në kuadër të xhiros së dytë të grupit 6 të fazës së dytë kualifikuese të Euro 2026 në hendboll.
Mbi një mijë shikues panë lojë të mirë në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë.
Ndeshje e fortë e me rezultat të ngushtë, ku epërsia më e madhe ka qenë 4 gola në favor të Kosovës.
Kosova
Kosova – Holanda (19:17)
Berisha
Gjuka 6
Dedaj 9
Dre. Tahirukaj 7
Quni 3
Shabani 3
Dri. Tahirukaj 2
Ramosaj 1
Gegaj 2
Jupa
Ninaj
Mushkolaj
J. Muqolli
Mirdita
Taci
Zena
Holanda
Dorgelo
ten Velde 12
Stavast 4
Baijens 5
Schagen 5
Kleijkers 2
K. Smits 3
Blaauw
Kooij 2
Geenen
Versteijnen
J. Smits
Van Dijk
Nagtegaal
Van der Ban#
GoudriaanNë minutën e parë të ndeshjes, Holanda ka avancuar me rezultat 1:3 por kjo epërsi u përmbysë shpejt nga Dardanët.
Rezultati u barazua (3:3), pastaj Kosova kaloi në epërsi me 4:3 dhe shtoi atë në 7:5 në minutën e 12-të.
Në minutën e 23-të u barazua rezultati 14:14.
Trimat tanë vazhduan me ritëm të lartë dhe përmes Egzon Gjukës e kapitenit Valon Dedaj shkuan në pushim me dy gola epërsi (19:17).
Në pjesën e dytë, Kosova gjithnjë më e mirë dhe duke iu falënderuar edhe pritjeve fantastike të portierit 33-vjeçar Liridon Zena.
Në minutën e 34-të, rezultati 20:17 dhe pastaj 23:19 në minutën e 39-të.
Në minutëne 47-të ngushtohet epërsia në një gol (27:26).
]Barazohet rezultati dhe Holanda kaloi në epërsi me 28:29 në minutën e 51-të.
Dhjetë minutat e fundit për infarkt për Dardanët.
Në minutën e 56-të rezultati 31:31.
Në minutën e 57-të, 31:32 për Holandën.
Rezultati u barazua 33;33 falë kapitenit Valon Dedaj pikërisht në minutëne 59-të dhe me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.
Valon Dedaj me 9 gola është më efikas të Kosova, i ndihmuar Drenit Tahirukaj me 7, Egzon Gjuka me 6 sosh etj. Rutger ten Velde është më efikasi tek Holanda, me gjithsej 12 gola
Holanda kryeson me 3 pikë e Kosova renditet në vend të tretë me 1 pikë.