Istogu pa forcë ndaj Hazena Kynzvart! Dijana Ujkiq debuton për kampionen e Kosovës 

Hendboll

Istogu pa forcë ndaj Hazena Kynzvart! Dijana Ujkiq debuton për kampionen e Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 21:12
Pamje nga ndeshja

Skuadra çeke Hazena Kynzvart është treguar shumë e fortë për kampionen e Kosovës, istogu, duke e mundur me rezultat 44:30 (24:12), në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Kupës Evropiane në hendboll.

Fillim e mbarim Hazena Kynzvart e dominoi takimin në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë. Çeket ishin larg më të mira me cilësi dhe fitorja e thellë është edhe fryt i këtij dallimi. 

Istogu -  Hazena Kynzvart 30:44 (12:24)
Istogu:

Ahmetxhekaj 
Vicentini Campos 11
Paulo Sebastiao Sucacuexe 7
Paviceviq 5
Ndiaye 3
Limem 1
Dijana Ujkiq 1
Suzana Ujkiq 1
Shala
Bytyqi
Borodai 1
Rugova
Dinarica
Hasanaj
Bytyçi
Mykhailenko

Hazena Kynzvart
Novotna 
Dresslerova 6
Polakova 8
Lauko 5
Bozhoviq 5
Konigova 3
Michalcova 4
Bezrukova 3
Tesarova 3
Skacelova 2
Kapusniakova 2
Karaarslan
Hejkalova 3
Srpova

Dijana Ujkiq, hendbollistja më e mirë shqiptare, sonte ka debutuar në fanellën e kampiones së Kosovës. 

Istogu u përpoq në pjesën e dytë të shmang humbjen e thellë por pa forcë ndaj një rivales shumë të mirë.

Një humbje e thellë që dorën në zemër e bën me dhimbje koke kryetrajnerin e Istogut, Faruk Shala. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave dhe Istogu ka shpresa minimale për ndonjë mrekulli.

Te Istogu u dalluan Vicentini Campos me 11 gola dhe Paulo Sebastiao Sucacuexe me 7 sosh dhe të rivalja Polakova realizoi 8 gol e Dresslerova 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat