EHF-ja shkruan për barazimin e Kosovës

Hendboll

EHF-ja shkruan për barazimin e Kosovës

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 23:16
Pamje nga ndeshja

Barazimi i Kosovës me Holandën është vlerësuar prej befasive të mëdha të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2026 të zhvilluara të dielën.

Vetëm fitorja e Lituanisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe e Italisë ndaj Serbisë janë vlerësuar rezultate më shokuese.

“Kosova ishte afër të fitonte ndaj Holandës, fitorja më e madhe në histori e saj, por në fund barazoi 33:33”, shkruan EHF.

“Në një moment në pjesën e dytë, Kosova kishte katër gola epërsi, 24:20. Valon Dedaj e Drenit Tahirukaj së bashku shënuan 15 gola.

Holanda u kthye dhe Rutger ten Velde shënoi 12 gola për të parë ekipin pa Luc Steins të marr një barazim 33:33”, shkruan tutje faqja zyrtare e Federatës Evropiane të Hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat