Rona Miftari shkëlqen me 12 gola, skuadra shqiptare nuk ka të ndalur në Maqedoninë e Veriut

Hendboll

Rona Miftari shkëlqen me 12 gola, skuadra shqiptare nuk ka të ndalur në Maqedoninë e Veriut

Nga: K. Goca Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 22:41
Çairi

Skuadra shqiptare e hendbollit, Çairi, po shkëlqen në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, duke shënuar 10 fitore po nga aq ndeshje. 

Çairi e ka mposhtur me rezultat 30:27 Astibon nga Shtipi.

Astibo u tregua një kundërshtar i mirë por jo edhe për të befasuar skuadrën e Basri Latifi.

Trajneri Latifi, për shkak të paraqitjes evropiane që ka gjatë fundjavës, nuk ka dashur të rrezikojë shumë, ndaj shumica e hendbollisteve të ekipit të parë, u kursyen.

Hendbollistja e re Rona Miftari shkëlqeu me 12 gola, e ndihmuar nga Damçevska me shtatë.

Marija Ançeva realizoi 13 gola për ekipin nga Shtipi, e ndjekur nga Elena Vuçevska me nëntë gola.

Të shtunën dhe të dielën në Autokomanda me fillim nga ora 16:00 luhen ndeshjet ndërmjet Çairit dhe Colegio De Gaia në kuadër të xhiros së 3-të të Kupës së Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat