Skuadra shqiptare e hendbollit, Çairi, po shkëlqen në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, duke shënuar 10 fitore po nga aq ndeshje.
Çairi e ka mposhtur me rezultat 30:27 Astibon nga Shtipi.
Astibo u tregua një kundërshtar i mirë por jo edhe për të befasuar skuadrën e Basri Latifi.
Trajneri Latifi, për shkak të paraqitjes evropiane që ka gjatë fundjavës, nuk ka dashur të rrezikojë shumë, ndaj shumica e hendbollisteve të ekipit të parë, u kursyen.
Hendbollistja e re Rona Miftari shkëlqeu me 12 gola, e ndihmuar nga Damçevska me shtatë.
Marija Ançeva realizoi 13 gola për ekipin nga Shtipi, e ndjekur nga Elena Vuçevska me nëntë gola.
Të shtunën dhe të dielën në Autokomanda me fillim nga ora 16:00 luhen ndeshjet ndërmjet Çairit dhe Colegio De Gaia në kuadër të xhiros së 3-të të Kupës së Europës.