Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, ka vazhduar me bilanc të qind për qindtë.
Të mërkurën mbrëma në Shtime, Rahoveci e mposhti Vjosën me rezultat 38:21. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së gjashtë.
Ndeshja ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të Rahovecit.
Aloja Mali Luzha i realizoi tetë gola për Rahovecin. Nga shtatë i shënuan Jon Muqolli e Alban Haziri.
Te Vjosa shumicën e golave – 13 – i shënoi Festim Mustafa. Katër i kishte Erblin Qerimi.
Rahoveci ka shtatë fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me 14 pikë, dy më shumë se Besa Famgasi e Kastrioti.
Vjosa është e shtata me katër pikë. E pësoi humbjen e gjashtë.