Istogu për paraqitje më të mirë në Republikën e Çekisë

Hendboll

Istogu për paraqitje më të mirë në Republikën e Çekisë

Nga: K.G.. Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 11:34
Dijana Ujkiq

Istogu synon paraqitje sa më të mirë në Republikën e Çekisë, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.

Kampionja e Kosovës ka pësuar humbje të thellë në Prishtinë, me rezultat 44:30 nga skuadra çeke Hazena Kynzhvart. 

Hendbollistja më përvojë të madhe Dijana Ujkiq me bashkëlojtare pretendojnë një rezultat më të mirë në Cheb. 

“Të dielën nga ora 17:00 në Cheb të Çekisë e luajmë ndeshjen e kthimit të raundit të 3-të të EHF European Cup. 

Përballemi me skuadrën Hazena Kynzhvart, ndërsa synimi është të përmirësojmë përshtypjet nga ndeshja e parë.

Në ndeshjen e parë nuk kemi shfaqur thuajse asgjë nga potenciali ynë dhe si rrjedhojë erdhi humbja e thellë. Jemi të përkushtuar të paraqitemi më mirë në Cheb, ndonëse Hazena Kynzhvart është  skuadër cilësore dhe do ta ketë përkrahjen e tifozëve. 

Skuadra ka pasur një javë të mirë përgatitore dhe besojmë se do ta kalojmë momentin e vështirë nga e diela e kaluar”, ka njoftuar KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat