Ndeshja Shqiponja – Samadrexha pritet të jetë më interesantja e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 16:00 në Gjakovë.
Shqiponja është e katërta me tetë pikë. Ka katër fitore e dy humbje. Samadrexha është e pesta me gjashtë pikë. Ka tri fitore e tri humbje.
Të dy skuadrat i kërkojnë pikët për të mbajtur hapin me ekipet e kreut të tabelës.
Të shtunën janë ndeshjet Ferizaj – Prishtina (18:00) e Vushtrria – Kastrioti (16:00). Ndeshja mes Istogut e Terezës është shtyrë për shkak të angazhimit evropian të Istogut.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve të gjitha ndeshjet e xhiros së shtatë janë të dielën: Trepça – Vjosa (10:00), Jusuf Gërvalla – CLICK (14:00), Prizreni – Ulpiana (16:00), KEK-u – Dukagjini (17:00).