Trajneri që paguhej 2500 euro në Kosovë, merr një klub në shtetin boshnjak

Hendboll

Trajneri që paguhej 2500 euro në Kosovë, merr një klub në shtetin boshnjak

Nga: K. Goca Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 18:03
Kasim Kamenica

Kasim Kamenica, ish portier i mirënjohur i hendbollit boshnjak dhe aktualisht trajner me famë botërore, vitet e arta i shijoi edhe me ish Borcin e Ferizajt në ligën federative të ish Jugosllavisë dhe në janarin e ftohtë të vitit 2020, ishte emëruar kryetrajner i Kastriotit nga Ferizaj (meshkujt), por kjo nuk i zgjati më shumë se 6 muaj.

Kohën kur ai u emërua në krye të Kastrioti, paga e tij ishte 2.500 euro, pa i llogaritur edhe shpenzimet tjera, si banesa e ushqimi, shkoni mbi 4.500 euro. 

“Pas ndërprerjes së kontratës me trajnerin Aleksandër Radosavljeviq javën e kaluar,

Klubi i Hendbollit Gorazhde, ka prezantuar trajnerin e ri”, - konfirmohet nga media boshnjake “Sport1”.

Kështu skuadra e qytetit të Drinës do të drejtohet sërish nga Kasim Kamenica.

Kamenica pritet të drejtojë Gorazhdecin kundër Sllobodës së Tuzllës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat