Vashat e Kastriotit të Ferizajt me kryetrajneren Lirie Muhaxheri po tregojnë lojëra cilësore në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Vashat e Kastriotit i dhanë leksion Vushtrrisë duke i shkaktuar humbje me rezultat 31:21 në palestrën e sportit “Jeton Tërstena – Totta” në Vushtrri.
Loja kolektive është fryt i fitores së pestë nga shtatë ndeshje në kampionat.
Bintou Oulare me 11 gola është më efikasja për Kastriotin. Shtatë i shënoi Kosovare Stagova, gjashtë Elza Reçica e pesë Puhiza Gashi.
Burneta Rama ishte më efikasja te Vushtrria me gjashtë gola. Nga katër i shënuan Rina Gubetini, Gentiana Basholli e Albulena Kelmendi.
Kastrioti renditet në vend të tretë me 10 pikë të mbledhura e Vushtrria në të shtatin me 2 sosh.