Skuadra e Ferizajt ka shënuar fitore në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Ferizaj nuk ka lejuar befasi duke fituar 51:24 ndaj Prishtinës.
Luljeta Sopjani i shënoi 14 gola për Ferizajn. Tetë i kishte Elsa Kongjeli e shtatë Shijesa Zeneli.
Ermira Berisha e Eduarta Kurteshi i shënuan nga gjashtë gola për Prishtinën. Pesë i kishte Angelika Luberecka.
Ferizaj ka vetëm fitore gjithsejt 7 dhe udhëheq në tabelë me 14 pikë, ndërsa Prishtina është e fundit me një pikë.