Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, e luan në fundjavë ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Të dielën nga ora 17:00 në Cheb të Çekisë, Istogu takohet me skuadrën e suksesshme çeke, Hazena Kynzhvart.
Ndeshjen e parë, të zhvilluar të dielën e kaluar në Prishtinë, Istogu e humbi me rezultat të thellë, 44:30.
Rrjedhimisht kualifikimi i skuadrës istogase është gati i pamundur.
Por tek Istogu janë të përkushtuar që të paraqiten dukshëm më mirë në Çeki, duke insistuar se në ndeshjen e parë nuk kanë mundur të shfaqin gati asgjë nga potenciali që kanë.