Skuadra shqiptare Çairi ka festuar ndaj skuadrës portugeze Colegio De Gaia duke e mundur me rezultat 29:25 në ndeshjen e parë të xhiros së tretë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).
Ndeshja e radhës pra e kthimit (me marrëveshje të dy klubeve) luhet sot, në të njëjtin vend (në Shkup të Autokomanda) dhe në të njëjtën orë (16:00).
Çairi ka një mundësi të mirë për të siguruar një vend në fazën e të tetën së finales.
Pas avantazhit të Çairit me 13:11, skuadra mysafire me dy gola radhazi arriti të rikthehet duke barazuar në 13:13.
Reprezentuesja malazeze në radhët e Çairit, portierja Magdalena Kojoviq, doli në skenë kur ishte më së nevojshme dhe deri në minutën e 25-të pati gjashtë pritje, pothuajse të gjitha në një duel kokë më kokë. Pas 30 minutash lojë, rezultati ishte 16:15 për Colegio De Gaia.
Vashat e trajnerit Basri Latifit në pjesën e dytë ka arritur të marrë veten për dhjetë minuta lojë, në minutën e 40-të ka kaluar në epërsi me 22:17.
Hendbollistet e Colegio De Gaia nuk u dorëzuan dhe me kalimin e kohës ishin shumë pranë rikthimit.
Në dhjetë minutat e fundit, Çairi avancoi me 23:22 dhe arriti të ruajë ee përmirësojë epërsinë deri në fund, duke fituar me 29:25.
Teodora Gulitsoska është trime e ndeshjes me 13 gola, nga gjashtë shënuan Teodora Dukoska dhe Stefanija Gjorgjievska.