Skuadra shqiptare, Çairi është në festën më të madhe të ekzistimit si klub!
Çairi nga Maqedonia e Veriut është kualifikuar në të tetën e finale së Kupës së Evropës në hendboll.
Vashat e kryetrajnerit Basri Latifi dëshmuan sot lojë të mirë duke e mposhtur ekipin nga Portugalia, Colégio Gaia/Colgaia-Toyota, me rezultat 28:26 (13:9).
Edhe ndeshjen e djeshme e fituan me 29:25 duke arritur në të tetën e finales së Kupës së Evropës.
Të dy ndeshjet janë zhvilluar në Shkup (te Autokomanda) me marrëveshje të klubeve.
Golat për Çairin i realizuan hendbollistet Stefanija Gjorgjievska 10, Teodora Dukoska 7, Teodora Gulicoska 3, Hana Miftari 2, Biljana Damçeska 3, Marija Galevska 2, Bojana Dinevska 1.
Te skuadar portugeze Catarina Rodrigues është më efikasja, me gjithsej 10 gola.