Rahoveci e ka shënuar fitoren e tetë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll dhe është kthyer në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit.
Të dielën në kuadër të xhiros së nëntë, Rahoveci fitoi pa telashe nda Vushtrrisë me rezultat 48:32.
12 lojtarë të Rahovecit shënuan gola. Adonit Isufi, Egzon Vuqitërna, Arbios Mushkolaj e Antonio Vozila i kishin nga pesë.
Amir Fazliu i shënoi tetë gola për Vushtrrinë, derisa gjashtë i kishte Erkan Abazxhiku.
Rahoveci tani udhëheq me 16 pikë, ndërsa Vushtrria është e pesta me gjashtë pikë.
Po të dielën Kastrioti fitoi ndaj Llapit në Podujevë me rezultat 46:26.
Lulzim Shabani e Yasine Henahen i shënuan nga 11 gola për ekipin ferizajas. Endrit Havolli realizoi shtatë gola për Llapin, kurse gjashtë i kishte Arbër Neziri.
Kastrioti është i treti me 14 pikë, ndërsa Llapi është i shtati me katër pikë.
Pikë të rëndësishme fitoi Vjosa që mposhti Trepçën me rezultat 43:26.
Festim Mustafa udhëhoqi skuadrën nga Shtimja me 11 gola. Shtatë i realizoi Erblin Qerimi.
Amar Mujka realizoi shtatë gola për mitrovicasit, derisa pesë i kishte Ermir Smaka.
Vjosa është e gjashta me gjashtë pikë. Trepça mbetet e fundit, pa pikë.