​Një skuadër rumune zbarkon në vikend në Kosovë

Hendboll

​Një skuadër rumune zbarkon në vikend në Kosovë

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Pasi e shkruan historinë duke kaluar në raundin e tretë të EHF European Cup në hendboll me mposhtjen e kampionit belg, Bocholt, tashmë më 23 nëntor, nga ora 19:00, klubi i hendbollit “Rahoveci” ka rastin të bëjë një tjetër hap të madh.

Në “Mizahir Isma”, në ndeshjen e parë skuadra kosovare pret ekipin rumun CS Minaur Baia Mare dhe një javë më vonë udhëtojnë në Rumani për ndeshjen e kthimit.

Ky është një mision jashtëzakonisht i vështirë, pasi përballja do të jetë me një ekip me përvojë të jashtëzakonshme në këto nivele. Madje, ekipi rumun është një nga favoritët e kësaj gare.

CS Minaur Baia Mare është 3 herë kampion rumun, 6 herë fitues i kupës, 2 herë fitues i EHF Cup, gjysmëfinalist i edicionit të fundit të EHF European Cup dhe finalist në vitin 2022. Ka pjesëmarrje edhe në Ligën e Kampionëve.

Pak ditë para kësaj ndeshje, klubi nga Rahoveci ka kërkuar përkrahje të madhe nga tifozët në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat