Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, gjyqtarët Besfort Jahja e Sherif Xhema, brenda një kohe të shkurtër e kanë drejtuar ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve.
Në fundjavë çifti Jahja - Xhema e referoi ndeshjen e Championsit të hendbollisteve mes Rapid Bukureshtit e Gyorit.
Fitore shënoi skuadra e njohur hungareze Gyori, me rezultat 28:25.
Ndeshja i takoi fazës së grupeve dhe dëshmon besimin që EHF-ja ka në zyrtarët kosovarë të ndeshjeve.