Rahoveci e ka fituar pa telashe ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të martën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci mposhti Llapin me rezultat 52:20. Pjesa e parë përfundoi 28:7.
Prej 11 lojtarëve të Rahovecit që shënuan gola, më efikasi ishte Egzon Gjuka. Ai i realizoi dhjetë gola, derisa shtatë i kishte Granit Kadiri.
Blerton Hasani dhe Fatlum Hasani i shënuan nga gjashtë gola për llapjanët.
Rahoveci ka vetëm fitore. Udhëheq në tabelë me 18 pikë, katër më shumë se përcjellësit e parë. Llapi mbetet me katër pikë në vendin e parafundit.