KH Rahoveci do të përballet me CS Minaur Baia Mare në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Evropës EHF (raundi i tretë).
Dy ndeshjet janë caktuar për 23 dhe 30 nëntor, ndërsa takimi i parë do të zhvillohet në Rahove
Para zhvillimit të këtij takimi, dhe pas problemeve që ndodhen në Bukuresht, mysafirët rumunë kanë bërë kërkesë të veçantë te EHF-ja.
Liviu Bala, drejtor i përgjithshëm i Minaur është shprehur për faqen zyrtare të CS Minaur Baia Mare, duke konfirmuar kërkesën e bërë për ndeshjes e 23 nëntorit.
“Të shtunën në mëngjes kam rënë në kontakt me EHF-në, me presidentin e federatës. Ua shpjegova situatën që u krijua nga pikëpamja e motivimit në mediat kosovare, lidhur me ngjarjet në Bukuresht.
Kemi kërkuar masa të posaçme mbrojtëse për këtë ndeshje, që të kemi një plan startues, në rast se ndodh diçka nga tifozët e tyre. I kemi ofruar që të dyja ndeshjet t’i luajnë në Baia Mare dhe nuk kanë pranuar, kanë 4000 njerëz në sallë, janë të lumtur. Ne presim një reagim armiqësor”, ka thënë ai.
Ndeshja KH Rahoveci – CS Minaur Baia Mare, në kuadër të xhiros së tretë preliminare të Kupës Evropiane të EHF, do të luhet të shtunën, nga ora 19:00 në Rahovec.
Ndeshja e kthimit është caktuar për datën 30 nëntor, nga ora 15:00, në Baia Mare.
Gjyqtarë të ndeshjes së raundit janë: Matija Brodic dhe Matija Hodzic (Kroaci). Delegat i EHF: Stepan Partemian (Greqi). Ndeshjen e kthimit do ta drejtojnë çekët: Jakub Uhlir dhe Vojtech Benus, ndërsa delegat i EHF-së do të jetë Delyan Genchev (Bullgari).