Te Rahoveci të përkushtuar për paraqitje të denjë, presin përkrahje nga tribunat

Hendboll

Te Rahoveci të përkushtuar për paraqitje të denjë, presin përkrahje nga tribunat

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 19:12
Mizahir Isma”

Te kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, janë të përkushtuar për të dhënë më të mirën në kërkim të suksesit në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Të shtunën nga ora : në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e pret skuadrën rumune, Minau Baia Mare. Ndeshja e kthimit është një javë më pas.

Rahoveci synon fitore në ndeshjen e parë për të shpresuar më pas në kualifikim.

Skuadra rumune ka përvojë të gjatë evropiane e përbërje cilësore. Dhe rrjedhimisht llogaritet favorite, por te Rahoveci premtojnë më të mirën e mundshme ndërsa presin përkrahje të madhe nga tribunat. Numri i shikuesve pritet të jetë i madh, derisa pritet të mbushet palestra.

Reprezentuesi i Kosovës, Egzon Gjuka, pritet ta udhëheqë Rahovecin në fushën e lojës.

“Kemi analizuar lojën e ekipit rumun. Përparësi presim të jetë tifozëria, që ishte fantastike në ndeshjen me belgët.

Besoj se njëjtë do të jenë edhe të shtunën mbrëma. Përparësi tjetër mund të jetë loja e shpejtë ekipore të cilën e aplikojmë. Përballë kemi një ekip të njohur evropian, që në vitet e fundit ka arritur rezultate të mira.

Ka lojtarë cilësorë nga Rumania dhe vendet e tjera dhe kjo bën që Minaur Baia Mare të jetë favorit ndaj nesh. Por asessi nuk futemi me flamur të bardhë në këto ndeshje. Së pari do të japim çdo gjë nga vetja që të shënojmë fitore në shtëpi dhe më pas të udhëtojmë për në Rumani për ta mbrojtur atë fitore”, ka thënë Egzon Gjula. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat