Kastrioti i Ferizajt e Besa Famgasi e Pejës luajtën ndeshje të fortë të shtunën mbrëma në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj.
Kastrioti e fitoi 28:24 derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Skuadra vendase ishte thuajse gjithë kohën në epërsi, por pa u shkëputur shumë. Dhe kështu loja ishte e hapur.
Deniz Terziqi i realizoi 11 gola për Kastriotin. 5 i kishte Lulzim Shabani e nga 4 Rron Ramadani e Yasinne Henahen.
Te Besa më efikasët ishin Olsi Mulaj e Jon Vokshi me nga 6 gola. 4 i kishte Vladimir Stankoviq.
Kastrioti tani është i dyti me 16 pikë, ndërsa Besa renditet e treta me 14 pikë.